Organizatorët shohin VAR-in dhe deklarojnë një orë pas ndeshjes se Argjentinë-Marok nuk ka përfunduar

Futboll

Organizatorët shohin VAR-in dhe deklarojnë një orë pas ndeshjes se Argjentinë-Marok nuk ka përfunduar

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 18:52
Argjentina

Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike ka nisur me një duel të ethshëm mes Argjentinës dhe Marokut që u mbyll me shifrat 2-2 me golin argjentinas në minutën e 106-të. Ose të paktën kështu mendonin të gjithë.

Një orë pas takimit, organizatorët e turneut kanë bërë të ditur se ndeshja… vazhdon.

Sipas tyre, gjyqtari suedez Nyberg nuk ka mbyllur ndeshjen pas goli të Medina në minutën e 106-të, por thjesht e ka pezulluar atë duke çuar lojtarët në dhomat e zhveshjeve. Shkak janë bërë fishekzjarrët dhe shishet që kanë fluturuar në shenjë proteste nga tifozët marokenë.

Kështu, stadiumi po boshatiset nga tifozët për të luajtur pa praninë e tyre rreth 4 minuta që mendohet se kanë mbetur në ndeshjen ku gjyqtari dha 15 shtesë dhe goli u shënua në të 16-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat