Roma prezanton projektin për stadiumin e ri

Futboll

Roma prezanton projektin për stadiumin e ri

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 18:50
Stadiumi

Ashtu siç e pati premtuar, pronari i Romës Dan Friedkin ka hedhur një tjetër hap drejt ndërtimit të një stadiumi të ri, modern dhe tërësisht në dispozicion të klubit verdhekuq.

Këtë të mërkurë është prezantuar edhe projekti i Romës për impiantin e ri, gjatë një takimi të Ryan Friedkin me kryetarin e bashkisë së kryeqytetit italian, teksa pritet që stadiumi i ri të ndërtohet Brenda vitit 2027.

Impianti modern do të ketë një kapacitet prej 55 mijë tifozësh, që mund të shkojë deri në 62 mijë në raste organizimi koncertesh dhe do të jetë nga më të mirët në Europë.

Gjithashtu risi do të jetë tribuna e “Curva Sud” tifo-grupit të organizuar të Romës, që do të jetë më e madhja në Europë, teksa ashtu siç Friedkin është shprehur, ky stadium do të jetë mishërim i pasionit të tifozerisë verdhekuqe.

Edhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri ka folur me superlativa për impiantin e ri të klubit verdhekuq, duke mos e fshehur entuziazmin për një investim të tillë, që do t’i shtojë kryeqytetit italian një tjetër atraksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat