Stefan Saviq e mbyll me Atleticon e Madridit pas 9 viteve të kaluara si “Colchoneros”.
Mbrojtësi i njohur nga Mali i Zi, do të vijojë karrierën në Turqi.
Gati një dekadë nën urdhrat e Diego Simeones, 33-vjeçari fitoi tre trofe: La Liga, Europa League dhe Superkupën Europiane me ekipin spanjoll.
Edhe pse kishte edhe një vit kontratë me klubin nga Madridi, qendërmbrojtësi është transferuar me parametra zero në Superligën turke.
Savic do të jetë në tri vitet e ardhshme pjesë e Trabzonsporit. Klub ku do të fitojë rreth 3 mln euro neto në sezon.
74 ndeshje numëron lideri i prapavijës me kombëtaren malazeze. Ndërkohë që më parë ka veshur fanellat e Manchester Cityt, Fiorentinës dhe Partizanit të Beogradit.
Me Citizens fitoi titullin dhe Superkupën, teksa me skuadrën nga Firence mbërriti në finalen e Kupës së Italisë në 2014.