Armando Sadiku edhe zyrtarisht është lojtari i Goa-s.
Sulmuesi i Kombëtares mbylli aventurën e tij me Mohun Bagan, ndërsa vazhdon të mbetet pjesë e kampionatit indian.
Elbasanasi është prezantuar te ekipi i ri, ndërsa nis kështu një tjetër aventurë të re në karrierën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Nuk ka vend më të mirë se Goa. Mirë se vini Armando Sadiku” ka shkruar klubi.