Youssef En Nesyri transferohet te Fenebahce në elitën e futbollit turk.
Sulmuesi maroken, të cilin shpresonte ta merrte Roma, është vënë nën urdhrat e Jose Mourinhos për 20 milionë euro.
Kjo shifër mund të duket normale për futbollin elitar europian, por në Turqi ka shënuar një rekord absolut: është blerja më e shtrenjtë në histori nga një klub turk.
Youssef En Nesyri la pas Jardel të Galatasaray-t, për të cilin, vite më parë, gjiganti i Stambollit kishte shpenzuar 17 milionë euro.
1- Youssef En-Nesyri: 20 M€
2- Jardel: 17 M€
3- Cengiz Under: 15 M€
4- Nicolo Zaniolo: 15 M€
5- Dani Güiza: 14 M€
6- Mbaye Diagne: 13 M€
7- Emenike: 13 M€
8- Bruma: 13 M€