Xhelil Abdulla largohet nga Gostivari

Futboll

Xhelil Abdulla largohet nga Gostivari

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2024 Në ora: 16:16
Kapiteni Xhelil Abdulla

Kapiteni Xhelil Abdulla është larguar nga Gostivari pas mosmarrëveshjeve me pronarin e klubit Enes Usta, raporton mediumi maqedonas “Ekipa”.

“Mbrojtësi 32-vjeçar e me eksperiencë dhe njëri nga lojtarët më të mirë të skuadrës gjatë sezonit të kaluar.

Abdullahu, viteve të kaluara ka performuar me sukses për Shkendijen si dhe për skuadrat, si Shkupi dhe Renova”, shkruan mes të tjera.

Nga ana tjetër, Gostivari po përgatitet për edicionin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat