Patrik Treni nuk do të transferohet te Tirana. Për shkak të një mosmarrëveshje me Bledi Shkëmbin sipas “Futbolli në Shqipëri” lojtari nuk do t’u bashkohet bardhebluve, por gjithsesi do të jetë pjesë e elitës.
Sulmuesi pritet të zyrtarohet te klubi tjetër i Superiores. ish-lojtari i Luzit ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij te Bylisi, me ballshiotët që po bëjnë përforcime cilësore për sezonin e ri.
Treni dhe Bylisi kanë arritur marrëveshjen mes tyre për një kontratë 1-vjeçare. Gjithçka është gati, teka prezantimi i tij në Ballsh mbetet çështje orësh.
21-vjeçari në sezonin e kaluar me fanellën e Lucit ia doli të luante në 31 ndeshje, ku arriti të shënonte 14 gola. Me afrimin e Trenit, Emmanuel Egbo ka të zgjidhur një “hall” për sezonin e ri, pasi golat tashmë janë përgjegjësi e ish-sulmuesit të Luzit.