Mirlind Daku e ka nisur fuqishëm sezonin e ri në Rusi.
Lojtari me prejardhje nga Kosova shkëlqeu në takimin e parë të elitës së futbollit rus.
Rubin Kazani fitoi 4-2 si mysafir i Pari NN, derisa Daku ishte akteri kryesor.
Daku shënoi një gol dhe asistoi një tjetër, derisa u shpërblye me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.