Drejtori i Rubin Kazanit flet për Dakun

Futboll

Drejtori i Rubin Kazanit flet për Dakun

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 06:45
Mirlind Daku

Drejtori i përgjithshëm i Rubin Kazanit, Alexander Aibatov u është përgjigjur pytjeve nëse çështja e Mirlind Dakut është e mbyllur për klubin.

Ai ka thënë se përgjigjen e ka dhënë në fushë. Daku të hënën mbrëma shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren 4:2 ndaj Pari NN.

“A është mbyllur tema rreth Dakut? Mendoj se ajo që patë në fushë është një përgjigje për pyetjen”, ka thënë Aibatov për kanalin “Match TV”. Ai ka shtuar se me Dakun kanë pasur diskutim profesional. “Por jo vetëm me të. Me të gjithë, që të mos përfundojnë në situata të tilla”, ka theksuar Aibatov.

Daku ishte dënuar nga UEFA me dy ndeshje moslojë për shkak se pas ndeshjes me Kroacinë mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve dhe maqeonasve. Ishte paralajmëruar edhe dënimin ndaj tij. Por ai bëri paraqitje të madhe të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat