Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës

Futboll

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Kur kanë mbetur edhe afro tre javë drejt fillimit të edicionit të ri të Superligës në futboll, nesër skuadrat kosovare do ta mësojnë orarin e garës.

Dhjetë ekipet e Superligës së martën do të njoftohen me orarin e plot të garës, shorti i cili do të hidhet në selinë e Federatës së futbollit të Kosovës nga ora 13:00.

Shorti do të hidhet në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave.

Kampion në fuqi i Superligës është Ballkani, nënkampion Llapi. Drita e Malisheva përfunduan në pozitat tre e katër, duke e përfaqësuar Kosovën në garat evropiane.

Pjesë e edicionit të ri do të jetë edhe Prishtina, Gjilani, Dukagjini e Feronikeli 74, këto të fundit e siguruan elitën përmes barazhit.

Nga Liga e Parë për në Superligë hyjnë Suhareka për herë të parë dhe Ferizaj.

Edicioni i ri i kampionatit të Superligës do të nis më 10 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat