Përpjekjeve të Arsenalit për të siguruar shërbimet e Riccardo Calafiorit më në fund duket se po iu vjen fundi. “Sky Sport Italia” raporton për një marrëveshje prej 42.1 milionë funte që përfshin bonuse dhe një plan pagese që ende nuk është finalizuar.
Megjithatë, pretendohet se Bolonja ka shprehur gatishmëri për fleksibilitet rreth mënyrës së pagesës duke ia lehtësuar kështu Arsenalit rrugën drejt përfundimit të kësaj marëveshje.
Kushtet personale nuk janë një problem dhe, siç u tha më parë, ish-klubi i lojtarit Basel do të marrë 50% të çmimit.
Calafiori ka refuzuar ofertat nga Juventusi, Real Madridi dhe një skuadër e panjohur në Premier Ligë këtë muaj, sipas raporteve, për shkak të dëshirës së tij për t'u bashkuar me Arsenalin.