Futbollisti italian Federico Chiesa mund të largohet nga Juventusi këtë verë dhe t`i bashkohet rivalit të madh, Interit.
Maurizio Romei, gazetari që i pari njoftoi se Chiesa do të kalojë nga Fiorentina te Juventus në vitin 2020, tani pretendon se italiani do të përforcojë Interin.
Chiesa ka kontratë me skuadrën nga Torino deri në verën e vitit të ardhshëm, e cila nuk do të zgjatet.
Nëse Juventusi nuk e shet Chiesa-n në këtë afat kalimtar, ekziston rreziku që sulmuesi 26-vjeçar të zgjedhë një klub të ri falas në janar.
Kujtojmë, se sezonin e kaluar Chiesa luajti 29 ndeshje për “Zonjën e Vjetër” dhe shënoi tetë gola.