Skuadra e Gjilanit sot ka luajtur ndeshje miqësore me Besën e Dobërdollit.
Debutuesi i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Besa, ka barazuar me rezultat 1:1 me Gjilanin.
Kjo ndeshje miqësore është zhvillua në Bansko të Bullgarisë.
Ndeshja u luajt në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri.
Golin për Besën e ka shënuar Oktay Rakipi.
“Edi Basa ka qenë autori i golit të një aksioni fantastik në fraksionin e pjesës së dytë të lojës, teksa për t’u veçuar ishte edhe pasimi maestral nga Robert Rrahmani.
Skuadra ka barazuar në miqësoren e tretë më radhë në tokën bullgare, teksa për kundërshtar kishte ekipin e Besës nga
Dobërdolli që nga edicioni i ardhshëm garon në futbollin elitar të Maqedonisë së Veriut.
Në përgjithësi ekipi tregoi performancë mjaft pozitive, duke ndërtuar raste të shumta për shënim, por që finalizimi erdhi vetëm në minutën e 65’të të ndeshjes.
Robert Rrahmani pas një aksioni fantastik me bashkëlojtarët e tij e shërbeu bukur Edi Basa-n, i cili pa ndonjë vështirësi e dërgoi topin drejt rrjetës.
Kryetrajneri Ardian Nuhiu bëri disa zëvendësime, duke e inkuadruar në lojë edhe futbollistin Lazim Krasniqi.
Deri në fund të qëndrimit në Bansko, pritet të zhvillohet edhe një duel tjetër kontrollues. Data 24 Korrik është e rezervuar për kundërshtarin e radhës”, njofton SC Gjilani.