Spliti në këmbë, pritje e jashtëzakonshme për Rakitiçin

Futboll

Spliti në këmbë, pritje e jashtëzakonshme për Rakitiçin

Nga: K.G. Më: 21 korrik 2024 Në ora: 23:25
Rakitiç para tifozëve

Mijëra tifozë të Hajdukut të Splitit e kanë pritur sot veteranin e futbollit kroat, Ivan Rakitiçin (36 - vjeçar).

Ai është kthyer në atdhe dhe do të vazhdojë karrierën në skuadrën e mirënjohur Hajduku.

Rakitiç ka mbërritur sot në Split.

 “I falënderoj të gjithë, fansat, gruan time që më kanë mbështetur.

Tre muaj më parë, nëse dikush do të më thoshte se kjo do të ndodhte, unë thjesht do të kisha qeshur.

Por pata mundësinë të kthej atë që më dha Kroacia. Unë i kam miqtë më të mirë në Split, prandaj kjo është e veçantë për mua”, tha Rakitiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat