Lojtari nga Kosova, lë pa frymë rumunët

Futboll

Lojtari nga Kosova, lë pa frymë rumunët

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 22:55
Astrit Selmani

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, ishte protagonist absolut mbrëmjen e sotme te skuadra e Dinamos së Bukureshtit, në duelin ndaj Petrolul, që përfundoi me rezultatin 4:1. 

27-vjeçari “rrëmbeu skenën” me 2 asiste dhe 1 gol, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes. 

Fillimisht Selmani asistoi në minutat 12 dhe 41, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 2:0, ndërkohë që në minutën e 61-të, arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke ngritur shifrat në 3:0. 

Në minutën e 82-të, miqtë shënuan golin e nderit me Ticu, teksa Politik, vulosi shifrat në 4:1.

Në edicionin e kaluar Selamani i aktivizua 10 ndeshje me fanellën e Dinamos së Bukureshtit, ku shënoi 1 gol, ndërkohë përballja e sotme, ishte e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit elitar rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat