Ikën nga Sevilla, vihet nën urdhrat e Mourinhos!
Sulmuesi i Sevillas, Youssef En-Nesyri, pranon propozimin e Fenebarhçes dhe do të bëhet lojtar i klubit turk në ditët në vijim.
Pas katër sezonesh në ekipin e Sevillas dhe 73 golave të shënuar, sulmuesi do të largohet nga kryeqendra andaluze dhe do të përqafojë projektin e ri të José Mourinhos në Turqi.
Operacioni do të mbyllet për rreth 25 milionë euro, shifër e nevojshme për Sevillan me qëllim rregullimin e bilanceve të klubit.