Pasi përfundoi sezonin 2023/24 me një humbje në finalen e Championsit përballë Realit të Madridit (2-0), Borussia Dortmund pëson humbje të papritur edhe në fazën parasezonale. Këtë të diel, verdhezinjtë morën një goditje të rëndë nga një kubi tajlandez.
Skuadra gjermane humbi 4-0 përballë Pathum United, ekip që luajti në stadiumin e tij.
Trajneri Nuri Sahin ndërroi të gjithë lojtarët e tij në pjesën e parë dhe, pavarësisht se kishte disa lojtarë të rinj, kishte edhe shumë sportistë nga ekipi i parë. Meyer, Ryerson, Sule, Moukoko, Nmecha, Brandt, Adeyemi dhe Haller ishin disa prej tyre.
Ky ishte testi i dytë i para nisjes së sezonit të ri me trajnerin e ri në stol, pasi katër ditë më parë Dortmundi barazoi 1-1 me Aue, një klub gjerman i kategorisë së tretë.