Ronald Araujo udhëtoi drejt Finlandës për t’iu nënshtruar një operacioni për dëmtimin e kofshës së djathtë që pësoi gjatë Copa América. Mbrojtësi uruguajan do të operohet të hënën, nga mjeku Lasse Lempainen.
Futbollisti uruguaian, i cili është në mes të negociatave për të rinovuar kontratën e tij me Barçën, ndjeu siklet në pjesën e pasme të kofshës së djathtë gjatë çerekfinales së Copa América kundër Brazilit dhe u largua nga fusha në minutën e 33-të.
Pasi u ekzaminimeve, palët ranë dakord që trajtimi më i mirë ishte që Araujo t’i nënshtrohej operacionit. Barelona nuk tha se sa kohë do të jetë jashtë lojtari, por vlerësimet e para flasin për katër muaj.
Trajneri Hansi Flick inkurajoi uruguaianin, me të cilin u takua të hënën e kaluar. Mungesa e tij është një pengesë serioze për teknikun gjerman dhe për të gjithë ekipin e Barçës. Ndërkohë edhe qendërmbrojtësi tjetër titullar, Pau Cubarsí, do të luajë në Lojërat Olimpike.
Barcelona do të përdorë Programin e FIFA-s për mbrojtjen e klubeve. Është rënë dakord që për çdo ndeshje, pasi të kenë kaluar 28 ditë, kur një profesionist nuk mund të jetë në dispozicion të klubit të tij, ky i fundit ka të drejtë të marrë 20,548 euro në ditë për një periudhë maksimale prej 365 ditësh. Prandaj, klubi katalanas do të jetë në gjendje të arkëtojë rreth 2.5 milionë euro.