Prishtina po përgatitet për edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndërkaq, presidenti i klubit të Prishtinës, Rahman Haradini, është në Turqi dhe ka pas një takim domethënës me presidentin e klubit Gençlerbirligi.
“Presidenti i FC Prishtinës, Rahman Haradini po qëndron në Turqi në fazën përgatitore të ekipit teksa është takuar me presidentin e klubit Gençlerbirligi, Osman Sungur në prag të ndeshjes kontrolluese që e zhvilluan ekipet në fjalë
Të dy presidentët diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit teksa u pajtuan që në një të ardhme të afërt ta zhvillojnë një ndeshje miqësore në Prishtinë
Ndryshe ndeshje e parë miqësore e klubit nga kryeqyteti në fazën përgatitore përfundoi me humbje 2:1 nga Gençlerbirligi”, njofton FC Prishtina.