Rrëmben edhe mesfushorin e PSG-së!
Rekordmenët e Anglisë Mançester Junajtid thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Manuel Ugarte të PSG-së.
Raportimi vjen nga gazetari italian, Fabricio Romano, i cili pretendon se uruguaiani është në prag të bashkimit me “Djajtë e Kuq”. Ai shkroi në “X”:
“Mançester Junajtid ka rënë dakord për kushtet personale me Manuel Ugarte.
Të diskutuara kushtet e kontratës, lojtari i etur për të kaluar te anglezët edhe pse pa prezencën në Champions”..