Pasi siguruan shërbimet e Mason Greenwood, drejtuesit e Marseilles po përgatitin dhuratën e radhës për trajnerin Roberto De Zerbi.
Bëhet fjalë për Pierre-Emile Hojbjerg, me danezin që është shumë afër transferimit në Ligue 1.
28-vjeçari, i cili ka edhe një vit kontratë me Tottenhamin, pritet t’u kushtojë rreth 15 mln euro francezëve.
Ndërkohë që drejtuesit e Marseilles kanë arritur prej ditësh marrëveshjen me agjentin e futbollistit nordik.
Duke fituar kështu garën me Fulhamin dhe Atleticon e Madridit. Tani pritet përgjigja e Spurs, që pritet të mos pengojnë largimin e mesfushorit “shkatërrues”.
Hojbjerg ka një përvojë të madhe, teksa numëron 81 ndeshje me fanellën e kombëtares së Danimarkës.