Trajneri i Leipzigut: Jam i qetë për të ardhmen e Olmos

Futboll

Trajneri i Leipzigut: Jam i qetë për të ardhmen e Olmos

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 17:23
Olmo

Kampionati Evropian përfundoi me Spanjën që fitoi trofeun e katërt në historinë e turneut.

Por me kalimin e ditëve, emri i Xavi Simons është ende një nga më të përfolurit në treg.

Mesfushori sulmues 21-vjeçar, pasi gjeti klubin e tij si huazim te Leipzig, shkëlqeu edhe me Holandën në Euro 2024, duke ngjallur interes nga shumë klube për të.

Në fakt, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Manchester United thuhet se e duan talentin.

Dhe Dani Olmo, një tjetër talent që më në fund shpërtheu te Leipzig, kërkohet edhe nga klubet më të mira në botë, veçanërisht nga Barcelona. Marco Rose, trajneri i Leipzig, foli për të dy:

“Dani Olmo? Jam super i relaksuar, gjithsesi nuk mund t’i ndryshoj gjërat. Do ta dimë në ditët në vijim, por do të fle i qetë. Xavi Simons? Le të shpresojmë që ai të kthehet. Edhe pse nuk është i yni, për sa më përket mua, Xavi është lojtar i Leipzig-ut”, tha ai në konferencën për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat