Ernest Muçi shënoi gjithsej 13 gola për ekipet e klubeve, dhe kartoni I tij ka qenë I kërkuar në treg që në janar të këtij viti.
Përfundimisht, atë e siguroi Beshiktashi, pasi i pagoi Legias së Varshavës plot 10 milionë euro, më shumë sesa vlera hipotetike e kartonit e dhënë nga “transfermarkt”.
Gjithsesi, edhe klubi i Superligës turke jeton në një realitet ku gjithçka është në lëvizje, dhe drejtuesit e tij po bëjnë plane edhe me Muçin në ekip, edhe me një transferim të mundshëm të futbollistit të kombëtares shqiptare.
Presidenti Hasan Arat dhe zëvendësi I tij Hyseijn Juçel, kanë informuar se Muçi është I kërkuar, se ka klube të interesuar për të, ndonëse ende nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Në rast largimi të 23-vjeçarit, drejtuesit e Beshiktashit synojnë sulmuesin Anderson Taliska që luan në Arabinë Saudite.
Muçi shënoi 3 gola në 13 ndeshje në Superligën turke, të cilave u shtoi edhe një gol në Kupën e Turqisë, të cilën Beshiktashi e fitoi.
Natyrisht, klubi nga Stambolli e mori pas shkëlqimit me Legian e Varshavës, për të cilën shënoi 9 gola në Superligën e Polonisë dhe në Ligën e Konferencës në Europës.