Antonio Conte, trajneri i Napoli-t foli pas suksesit ndaj Mantova-s 3-0 në miqësore, me teknikun që u shpreh se skuadra e tij po jep sinjale pozitive në nisje të sezonit të ri.
“Ishte një test i mirë, kemi bërë 9 ditë punë të palodhur nga pikëpamja fizike dhe taktike. Shumë gjëra të shkëlqyera kanë ndodhur, por ne duhet të jemi më të mirë në menaxhimin dhe kontrollin e lojës.
Miqësorja? E përsëris, në fazën e posedimit duhet të jemi më të mirë, jam shumë i kënaqur me agresivitetin e treguar.
Por, duhet të kuptojmë që duhet të punojmë dhe të përmirësohemi. Natyrisht konkluzionet e sakta do t’i marrim pasi grupi të jetë i plotë” – tha Conte.