Rui Costa: Janë folur shumë emra

Futboll

Rui Costa: Janë folur shumë emra

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 22:33
Rui Costa

Presidenti i Benfica-s, Manuel Rui Costa, foli së fundmi për merkaton e kësaj vere dhe emrat që po përflitet të bashkohen me skuadrën portugeze.

Në një prononcim të bërë për mediet ai u pyet specifikisht për Joao Felix dhe Renato Sanches, ndërsa u shpreh se do të ishte një avantazh nëse këta dy lojtarë do të bashkoheshin me Benfica-n.

“Nuk është vetëm Di Maria që kthyem në Benfica.

E treguam edhe me Gonçalo Guedes, ajo që duam janë lojtarë të mirë dhe nëse mund të kemi lojtarë që njohin edhe futbollin vendas portugez, është një avantazh.

Jemi në negociata, prandaj nuk po flitet publikisht.

Janë folur shumë emra për të ardhur te ne, janë folur edhe për emra të tjerë…”-deklaroi Rui Costa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat