Braziliani Endrik “zbulohet” më 27 korrik

Futboll

Braziliani Endrik “zbulohet” më 27 korrik

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 21:26
Endrik

Reali ka prezantuar para pak ditësh Kilië Mbape në një ceremoni madhështore me 80 mijë të pranishëm në “Bernabeu”.

Ndërsa tani klubi i bardhë po bën gati prezantimin e radhës, që do të jetë Endrik, që e ka një datë dhe një orë. Këtë e ka zyrtarizuar klubi përmes një komunikate.

Fillimisht u spekulua se data e zgjedhur do të ishte e premtja, 26 korrik, por në fund nuk do të jetë ajo ditë.

Klubi i bardhë ka njoftuar se do të jetë një ditë më vonë, më 27 korrik, në orën 12:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Fillimisht, presidenti i Realit, Florentino Perez, do të presë Endric në “Real Madrid City” për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh lojtarin me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme.

Pas prezantimit para publikut në stadiumin e Realit, braziliani do të flasë për mediat në sallën e konferencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat