Lugano ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Grasshoppersit, në hapje të elitës së futbollit zviceran.
Futbollisti nga Kosova, Uran Bislimi, është protagonist i fitores, duke shënuar në minutën e 90+2.
Portieri Amir Shaipi dhe Uran Bislimi luajtën titullarë për Luganon, ndërsa Amir Abrashi nga minuta e parë për Grasshoppedrsin.
Abrashi është zëvendësuar në minutën e 62-të dhe Bislimi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e fundit.