Ashtu siç raportoi Newsport.al disa ditë më parë, Bekim Maliqi ka mbyllur aventurën e tij me Erzenin për t’u transferuar në kryeqytet.
Anësori i krahut të djathtë është bërë pjesë e Dinamos, me të cilët ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.
Klubi nuk e ka bërë zyrtar transferimin e 22-vjeçarit, por në foton e publikuar nga Dinamo me ekipin që do të niset drejt Italisë për fazë përgatitore, është prezent edhe Maliqi.
Përgatitjet për sezonin e ri, Dinamo niset drejt Italisë
Nga momenti në moment pritet edhe zyrtarizimi nga ana e klubit Dinamovit. Kujtojmë që Maliqi do të plotësojë hapësirën e lënë bosh nga Albion Marku.