Leny Yoro do të veshë të njëjtin numër fanellash te Manchester Unitedi pasi mbrojtësi francez nis karrierën e tij te Djajtë e Kuq.
Qendërmbrojtësi do të ndjekë gjurmët e lojtarit së Unitedit, Nemanja Vidiq, duke marrë fanellën me numrin 15.
Është i njëjti numër që ai kishte veshur gjatë kohës së tij me skuadrën e Ligue 1, Lille, dhe përfundimi i huazimit të Sergio Reguilon në janar e liroi ardhjen e re për ta marrë atë në Old Trafford.
Fanella me nr. 15 është veshur vitet e fundit edhe nga i huazuari Marcel Sabitzer, Andreas Pereira, Adnan Janujaz dhe Daley Blind te Unitedi.