Kilian Mbape është vendosur në njërën nga zonat më eskluzive të Madridit. Mësohet se ai ka blerë vilën e Gareth Bales për 9 milionë stërlina (10.68 mln euro) edhe pse uellsiani në fillimin kërkonte 11.
Vila, e cila ndodhet në zonën rezidenciale “La Finca”, është vetëm 13 kilometra larg qendrës së Madridit. Në atë zonë më parë kanë jetuar edhe disa yje të tjerë të Realit siç ishin Toni Kros, Serxho Ramos, Cristiano Ronaldo dhe Zinedin Zidan.
Vila është rreth 1.100 m2 ndërsa në tërësi prona e francezit është rreth 3.000 m2. Ajo përbëhet nga tetë dhoma gjumi, njëmbëdhjetë tualete, tarraca të shumta, një dhomë kinemaje, një pishinë dhe një garazh për gjashtë makina.
Mësohet se në atë zonë është transferuar edhe mamaja menaxhere e lojtarit Fajza Lamari, e cila jeton në një ambient më modest të marrë me qira nga Kilian Mbappe