Dy shqetësime për Partizanin

Futboll

Dy shqetësime për Partizanin

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Partizani do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen e së enjtes së ardhshme kundër Iberisë, teksa dy lojtarë pritet që të kalojnë fillimisht nga infermieria.

Valentino Murataj pati pësuar një goditje gjatë javës dhe u dëmtua sërish në ndeshje, duke lënë sfidën pas vetëm 8 minutash lojë. Ekipi dje ka qenë pushim dhe sot pritet të kthehet.

Kapiteni do të kryejë ekzaminimet e nevojshme për të parë llojin dhe shkallën e dëmtimit.

Lëndimet në gju janë gjithnjë problematike, çka parashikon se të paktën në ndeshjen e radhës Murataj nuk do të jetë i gatshëm.

Shpresohet që të jetë vetëm një traumë e momentit dhe jo diçka që do ta mbante më gjatë jashtë fushave.

Probleme fizike ka shfaqur edhe Preka. Situata e tij nuk është e rrezikshme sa kapiteni, por mbetet për tu parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat