Dinamo u nis ditën e sotme drejt Italisë, ku do të zhvillojë edhe fazën përgatitore.
Blutë e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti, do të qëndrojnë plot 3 javë, aty ku edhe grupi i lojtarëve do vijojë të plotësohet.
Deri tani Dinamo ka bërë 7 përforcime zyrtare, që janë portieri Teqja, mbrojtësi Muzek, mesfushorët Dita dhe Doçi, si dhe sulmuesit Mandela, Qardaku dhe Xhordi.
Dy prej këtyre lojtarëve janë vetëm 19 vjeç dhe mund të konsiderohen më tepër një investim për të ardhmen e Dinamos.
Gjatë qëndrimit në Itali, skuadra shqiptare do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.