Një ditë para se të niset drejt Italisë, ku do të zhvillojë një pjesë të mirë të fazës përgatitore, Dinamo e Tiranës zhvilloi miqësoren e dytë në Arbanë.
Blutë u ndeshën ditën e sotme me Dinamon e Ferizajt, në duelin ku kryeqytetasit e Dritan Mehmetit triumfuan me rezultatin 4:2. Itodo, Meksi, Zabërgja dhe Jordi shënuan për Dinamo.
Golat kanë kënaqur trajnerin Mehmeti, teksa tashmë blutë do të vijojnë përgatitjet. I gjithë fokusi është te Superiorja që nis pas 1 muaji.
Javën e kaluar Dinamo luajti miqësoren e parë po në Arbanë, ku u mund 1-0 nga Vora e Kategorisë së Parë.