Patrick Vieira mbylli të enjten aventurën me Strasbourgun në Ligue 1. Duke ndërprerë me dakordësi bashkëpunimin me klubin francez.
Ish-kapiteni i Arsenalit, i cili luajti edhe në Serie A (Milan, Juventus, Inter) dhe Premier League (Manchester City), mund të marrë drejtimin e një ekipi kombëtar.
Dhe bëhet fjalë për postin e trajnerit të SHBA. Pasi ish-mesfushori francez kryeson për momentin listën e dëshirave të drejtuesve të futbollit amerikan.
Por, në garë është edhe Thierry Henry, një tjetër emër i madh francez. Aktualisht në postin e trajnerit të Francës U21.
Në SHBA, një nga tri vendet organizatore të Kupës së Botës 2026, bashkë me Kanadanë dhe Meksikën, duan të ndërtojnë një skuadër sa më të fortë.
Për t’u paraqitur denjësisht në Botërorin e shtëpisë. Jurgen Klopp ishte ëndrra e madhe, por gjermani refuzoi ofertën përtej oqeanit..