Fernandez shpallet fajtor për shkelje të trafikut

Futboll

Fernandez shpallet fajtor për shkelje të trafikut

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 19:24
Enzo Fernandez

Mesfushori i Chelseat dhe Argjentinës, Enzo Fernandez, është përfshirë në një skandal javën e fundit dhe situata është përkeqësuar.

Fernandez është shpallur fajtor nga Gjykata Magjistrate e Llanellit për një shkelje të trafikut për dështimin në identifikimin e vetes si drejtuesi i një Porsche që dyshohet se ka kaluar një semafor të kuq në Carmarthenshire, sipas BBC.

Më 27 dhjetor të vitit të kaluar, 23-vjeçari argjentinas u akuzua për mbajtjen e informacionit nga Policia Dyfed-Powys. Ai tani pritet të dënohet më 11 shtator për shkeljen e tij.

Këtë javë, Fernandez dhe shokët e tij të ekipit argjentinas u kritikuan për këngët raciste lidhur me trashëgiminë afrikane të disa lojtarëve në ekipin kombëtar francez.

Pas shumë kritikash, 23-vjeçari kërkoi falje, megjithatë çështja ende nuk është mbyllur pasi Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka kërcënuar me veprime ligjore kundër lojtarëve të përfshirë.

Fernandez nuk është lojtari i parë i Premier Ligës që është shpallur fajtor për një shkelje të trafikut këtë javë, pasi Marcus Rashford i Manchester United u shpall fajtor për tejkalim të shpejtësisë me Rolls Royce-in e tij dhe iu dha një ndalim drejtimi për gjashtë muaj për veprimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat