Partizani ishte i vetmi ekip i Superiores që kaloi turin e parë të Conference League. Pasi barazuan 1-1 në “Elbasan Arena” në sfidën e parë, “Demat” mposhtën Marsaxlokk me rezultatin 1-2 në Maltë.
Tashmë, të kuqtë do të përballen në turin e dytë kundër Iberia 1999, një ekip gjeorgjian. Sfida e parë do të zhvillohet në transfertë më datë 25 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht.
Por, pikërisht se është një ekip gjeorgjian, kjo mund t’i hapë probleme Partizanit. Adnard Mehmeti dhe Redon Ismaili janë 2 lojtarët e kuq që kanë pasaportën e Kosovës.
Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe me shumë mundësi nuk do të lejojë që dy futbollistët e Partizanit të shkelin në territorin gjeorgjian.
Nga kjo situatë bëhet me dhimbje koke trajneri Orges Shehi.
Tekniku mund të humbë shërbimet e dy lojtarëve kualitativ për një sfidë delikate si kjo e turit të dytë.
Kujtojmë që e njëjta gjë i ndodhi dhe futbollitit të Tiranës, Qëndrim Ismajlit. Ky i fundit nuk u fut dot në Gjerogji, në ndeshjen e parë që bardheblutë luajtën kundër Torpedo Kutaisi.