Klejdi Daci largohet nga Teuta, për të nisur një aventurë të re në Uzbekistan. Vetë klubi durrsak përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se është arritur marrëveshja me skuadrën e FC Okmk Olmaliq.
“Teuta bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmesit Klejdi Daci në Uzbekistan te FC Okmk Olmaliq.
KF Teuta i uron suksese në karrierë sulmesit të skuadrës tonë dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë për fanellën blu sezonin e shkuar.
Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim”, shkruan Teuta në postimin e saj.