Manchester United vihet pas “shkatërruesit” uruguajan

Futboll

Manchester United vihet pas “shkatërruesit” uruguajan

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 15:37
Manuel Ugarte

Po pësojnë një revolucion të vërtetë.

Ardhja e Sir Jimmy Ratcliffe, në krye të “Djajve të Kuq”, të Manchester United, duket se po ndryshon tërësisht harmoninë në “Teatrin e Ëndrrave”, me drejtuesit e rinj, të cilët kanë bërë një punë kolosale, duke filluar që nga pjestarët e rinj në stafin e skuadrës dhe deri te merkatoja.

Ndryshe nga vitet e tjera në “Old Trafford”, deri më tani janë transferuar lojtarë me potencial e të ardhme të madhe, si “bomberi” holandez, Joshua Zirkzee apo talenti francez i mbrojtjes, Leny Yoro, mirëpo duket se përforcimet nuk kanë mbaruar ende.

Përveç “tulipanit” Matthijs de Ligt, i cili kërkohet prej kohës në ishull, tashmë rekordmenët e Premier League kanë filluar të kërkojnë një mesfushor të ri, i cili duhet të mbushë boshllëkun që pritet të krijohet nga largimi i brazilianit Casemiro dhe mesa duket një lojtar me cilësi të tilla është gjetur nga bordi i United.

Bëhet fjalë për “shkatërruesin” uruguajan, Manuel Ugarte, me 23-vjeçarin, nga Monteviedo, i cili vetëm sezonin e kaluar u transferua te “gjigantët” francezë, të PSG, për shifrën e 60 milionë eurove, mirëpo duket se aventura franceze nuk ishte e duhura për të.

Deri më tani, sipas raportimeve më të fundit të mediave thuhet se “Djajtë” kanë arritur akordin personal me lojtarin, ku ndikim të madh ka patur edhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, i njëjti që bëri të mundur kalimin e Yoro në “Old Trafford” dhe tashmë mbetet vetëm gjetja e marrëveshjes mes klubeve, me francezët që pritet të kërkojnë minimalisht 50 milionë euro për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat