Vushtrria nuk ndalet me përforcime

Futboll

Vushtrria nuk ndalet me përforcime

Nga: K.G.. Më: 19 korrik 2024 Në ora: 15:15
Futbollisti Edmond Likaj

Futbollisti Edmond Likaj largohet nga Liria e Prizrenit, për të përforcuar Vushtrrinë.

Kryetrajneri Armend Dallku synon që të përforcohet në të gjitha repartet që të rikthejë ekipin në shoqërinë e më të mirëve.    

“FC Vushtrria ka kënaqësinë të mirëpresë transferin më të ri në ekip, mesfushorin defenziv Edmond Likaj!

21 - vjeçari i cili vjen nga qyteti i Prizrenit së fundmi ishte pjesë e FC Liria.

Mezi presim ta shohim në aksion dhe jemi të bindur se ai do të jetë një ndihmesë e madhe në mesfushë!”, njofton FC Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat