Ndeshjet e kësaj mesjave në kompeticionet europiane kanë parë të gjithë skuadrat shqiptare të eliminoheshin nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës, teksa tani ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Konferencës.
Ekipet e Superiores në garë janë Egnatia dhe Partizani, me rrogozhinasit që do të luajnë ndaj një ekipi islandez, ndërsa kryeqytetasit me një skuadër gjeorgjiane në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Gjeorgjanë do të jenë edhe kundërshtarët e Deçiçit, ndërsa Struga do të luajë ndaj armenëve në turin e dytë. Për Llapin, pritet një përballje shumë e fortë, pasi shorti e ka vënë përballë danezëve të Brondbit në turin tjetër. Kurse Drita do të luajë ndaj Islandezëve të Breidablik.
LIGA E KONFERENCËS/ TURI I DYTË
Vikingur Reikjavik-EGNATIA
Iberia 1999 Tbilisi-PARTIZANI
BALLKANI-Hamrun Spartans
STRUGA-Pjunik Jerevan
Dinamo Batumi-DEÇIQ
Brondbi-KF LLAPI
Breidablik-DRITA E GJILANIT