Skuadra e Malishevës sonte nuk ia doli që të kthehet me rezultat pozitiv nga kryeqyteti i Malit të Zi.
Malisheva ka pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Buduçnosti në Podgoricë, në takimin e kthimit në rrethin e parë kualifikues të Conference League.
Kjo humbje ia ka zhvlerësuar fitoren e takimit të parë me 1:0 në stadiumin "Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Megjithatë, Malisheva përkundër eliminimit, ka lënë përshtypje të mira si debutuese në garat evropiane.
Ivanoviq (32'), Gaviq (56') e Perishiq (88’), shënuan për fitoren e skuadrës malazeze.
Djelmoshat e trajnerit Qëndrim Kida u angazhuan maksimalisht por nuk ia dolën nga ky rrugëtim i gjatë.