Fati i Mason Greenwood tashmë është vendosur, sulmuesi anglez është zyrtarisht pjesë e klubit të Marseille.
Faqja e klubit francez ka konfirmuar afrimin e 22-vjeçarit përmes faqes zyrtare, ku ndër të tjera bën me dije se Greenwood do të jetë pjesë e marsejezëve deri më 30 qershor 2029, pra për pesë sezonet e ardhshme.
“Olympique Marseille ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e Mason Greenwood nga Manchester United.
Sulmuesi 22-vjeçar firmosi pas ekzaminimeve të suksesshme mjekësore.
Ai ka shënuar 35 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në 129 ndeshje për Manchester United dhe u ftua në ekipin kombëtar të Anglisë në shtator 2020, kur ishte vetëm 19 vjeç.
Verën e kaluar, sulmuesi britanik u huazua te Getafe, skuadër me të cilën shënoi 10 gola dhe dha 6 asistime në 36 ndeshje”-bën me dije Marseille.