Maldini Kacurri ka bërë hapin e madh në karrierën e tij. Lojtari shqiptar ia ka dalë të firmos me Arsenalin.
18-vjeçari në këtë mënyrë do të mbajë veshur fanellën e “Topçinjve”.
Kacurri ka firmosur kështu kontratën e tij të parë profesionale, ndërsa do të luajë për ekipin U-21.
Shqiptari shpreson të bëjë paraqitje pozitive me ekipin U-21 për të tërheuq më pas vëmendjen e Mikel Artetës, për ta përfshirë në ekipin A.
Kacurri luan si qendërmbrojtës dhe ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me londinezët, pra deri më 30 qershor 2029.18-vjeçari është një pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares U-19.