Aurelio De Laurentiis është një nga presidentët më karizmatikë në Serie A, por jo vetëm. Pronari i Napolit ka replikuar me një tifoz, duke i kthyer një përgjigjë që është bërë virale.
Skena ndodhi ndërkohë që skuadra e Antonio Contes po stërvitej. ADL ndodhej aty dhe po jepte disa autografe e po bënte foto me tifozë të Napolit.
“President, merre Hermoson”, u shpreh njëri prej tyre në lidhje me mbrojtësin spanjoll të Atleticos së Madridit. I cili ka dalë lojtar i lirë.
E menjëhershme përgjigja e presidentit të Napolit: “Duket që merr vesh shumë pak nga futbolli”, moment që shkaktoi ilaritet.
Mario Hermoso është lidhur më parë me një transferim të mundshëm te Napoli, ndërkohë që orët e fundit ka dalë në skenë Milani, gati të afrojë pa shpenzuar për kartonin e tij.