Skuadra e Ferizajt vazhdon të përforcohet me futbollist për edicionin e ri 2024-2025, për të arritur rezultate të lakmueshme në elitën e futbollit të Kosovës.
Përforcimi i radhës është Donart Llabjani.
Ferizajasit Llapjanin e marrin në formë huazimi.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit premtues, Donart Llabjani.
Llabjani edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës U21, ku ishte ndër më meritorët që këta të fundit u shpallën kampion në Bon Voyage Superliga U21.
Donarti ka stërvitur edhe me ekipin e parë, me që rast ka debutuar edhe me ekipin senior në Superligën e Kosovës”, njofton FC Ferizaj.