Dortmundi zyrtarizon goleadorin afrikan, “buzëqesh” Milani

Futboll

Dortmundi zyrtarizon goleadorin afrikan, “buzëqesh” Milani

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Vjen zyrtarizimi: Serhou Giurassy është lojtari më i ri i Borussias së Dortmundit. Surpriza e edicionit të fundit në Bundesliga, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me nënkampionët e Europës.

28-vjeçari nga Guinea ia ka dalë më në fund të kalojë me sukses testet mjekësore dhe është prezantuar nga verdhezinjtë gjermanë.

Guirassy realizoi 28 gola në sezonin e fundit me Stuttgartin, duke dhënë një kontribut të madh në rikthimin e skuadrës pas shumë vitesh në Champions League.

Më shumë se ai në Bundesliga shënoi vetëm bavarezi Harry Kane (36). 18 milionë euro do të paguajë Dortmundi për shërbimet e sulmuesit afrikan.

Zyrtarizimi i tij i hap rrugë largimit të Niclas Fullkrug drejt Milanit. 31-vjeçari, pjesë e kombëtares gjermane, pritet të jetë goditja e dytë e kuqezinjve në ofensivë pas Alvaro Moratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat