FIFA ka publikuar përditësimin e fundit të renditjes së ekipeve kombëtare.
Argjentina vazhdon të mbetet e para, por ka pasur edhe shumë ndryshime në top dhjetëshe dhe në listën e përgjithshme.Franca e dyta është ende sfiduesja e tyre më e afërt, pasi arriti në gjysmëfinale të EURO 2024.
Kampionia e sapokurorëzuar e Europës, Spanja ka pasur ngjitje për pesë pozita, duke u renditur tani e treta, ndërsa finalistja e mposhtur Anglia renditet e katërta, pasi ka tejkaluar Brazilin në pozitën e pestë.
Shqipëria mbetet në vendin e 66-të, ndërsa Kosova ka rënë dhe tani renditet e 106-ta.