Chelsea po e transferon një lojtar për 50 milionë euro nga liga e dytë

Futboll

Chelsea po e transferon një lojtar për 50 milionë euro nga liga e dytë

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 09:04
Crysencio Summerville

Chelsea ka befasuar të gjithë me transferimet e bëra në dy vitet e fundit, kur janë paguar shumë të mëdha të parave për lojtarë ende të padëshmuar.

Duket se një gjë e tillë do të vazhdoj në klubin londinez, pasi edhe këtë verë Chelsea po bënë transferime të shumta.

Lojtari i radhës që pritet të transferohet në Stamford Bridges është holandezi  Crysencio Summerville që aktivizohet në Ligën e Dytë (Championship) me Leeds United.

Mediat angleze kanë raportuar se londinezët janë pranë ta mbyllin marrëveshjen me Leedsin për shumën e 50 milionë eurove.

22-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Leeds United, derisa në 49 ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Në garë për lojtarin janë edhe dy top klubet tjera angleze si Liverpool dhe Newcastle United, ndërkohë ai kërkohet edhe nga Paris Saint Germain.

Gjithsesi Chelsea është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të majtë holandez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat