Albert Gudmundsson është një prej lojtarëve që është në fokusin e Interit prej kohësh.
Kampionët e Italisë duan që ta afrojnë në skuadër, por aryeja që e frenon Interin për të investuar tek islandezi është jo sportive.
Sulmuesi anësor u akuzua pak muaj më parë për ngacmim seksual. Në gjykatën e shkallës së parë, lojtari i Genoas u shpall i pafajshëm, por viktima e pretenduar e ka apeluar çështjen dhe tashmë pritet një shqyrtim i ngjarjes.
Inter nuk do të nxitohet për të paguar 30 milionë euro, për një futbollist, i cili mund të dënohet dhe ekziston mundësia që të mos jetë i disponueshëm për disa kohë. Në anën tjetër, sikur të mos mjaftonte kjo aryse jo normale, Interi duhet t’i bëjë vend në skuadër para se të investojë për Gudmundsson.
Vetëm në rast largimi të Arnautovic, mund të hapej udha për transferimin e 27-vjeçarit. Në sezonin që lamë pas, Gudmundsson shënoi 14 gola me Genoan, ku është në nga lojtarët më të rëndësishëm. Trajneri Gilardino shpreson që të mos e humbasë sulmuesin së paku dhe këtë merkato, pasi ikja e tij do të krijonte një gropë të madhe në repartin e avancuar të skuadrës së tij.