Egnatia dhe Borci nga Banjalluka do të vendosin nesër mes tyre kualifikimin në Champions League.
Sfida e parë përfundoi me fitoren 1-0 të klubit që militon në Bosnjë.
Gjithçka do të mbyllet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, prej orës 21:00.
Ekipi i Borac Banja Luka mbështetet nga tifozë serb.
Mundësia që ato të jenë të pranishëm në Elbasan për sfidën e kthimit të turit parë, ekziston.
Kjo për shkak se UEFA nuk i ndalon ndeshjet mes klubeve nga Shqipëria dhe Bosnja.
Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë nesër. Kujtojmë se tifozët shqiptarë munguan në Bosnjë.